Rikthehet Tomori – Tirana dhe derbi

Rikthehet Tomori – Tirana dhe derbi

Komiteti ekzekutiv i FSHF-së ka marrë sot vendimet për sezonin futbollistik 2017 – 2018. Janë përcaktuar numrat e futbollistëve të huaj në fushë, të cilët do të mbeten katër, po ashtu është vendosur edhe numrat e kartonave të verdhë që do të penalizojnë futbollistët dhe është vendosur që futbollistët shqiptar të Maqedonisë nuk do të cilësohen të huaj, ashtu si funksionon prej vitesh me ata që vijnë nga Kosova.

Edhe pse jemi në vitin e botërorit, FSHF ka vendosur që të jetë muaji shtator ai kur nis sezoni në Shqipëri. Kategoria Superiore do të nis në datën 9 shtator javën e parë ndërsa Kategoria e Parë vetëm një javë më pas.

Kategoria e Parë do të vazhdoj të jetë e përbërë nga 20 skuadra të ndara në dy grupe me nga 10 skuadra secila. Ndarja sërish do jetë e fokusuar tek ajo gjeografike por me disa ndryshime nga sezoni i shkuar. Janë ndarë nga njëra – tjetra skuadra, si Besëlidhja me Shënkollin apo Kastrioti me Ilirinë për shkak se menaxhohen nga e njëjta bashki.

Nga sezoni i shkuar Tomori do të vazhdoj të ketë kundërshtar sërish Bylisin, Apoloninë, Pogradecin, Shkumbinin dhe Turbinën. Ndërsa risitë në grupin e jugut janë pikërisht Shënkolli dhe Iliria me të parët Tomori vendosi dy sezone më parë edhe finalen e fituar të Kategorisë së Dytë.

Por duket se dy sfidat më interesante dhe të shumëpritura do të jenë sfida me Naftëtarin dhe Tiranën. Me Naftëtarin rikthehet derbi i prefekturës që për herë të fundit u luajt në sezonin 2015 – 2016 në Kategorinë e Dytë dhe ‘’pokeri’’ beratas në derbi vendosi rikthimin e tyre në kategorinë e Parë ndërsa naftëtarët rikthehen në këtë kategori vetëm një vit më vonë.

Por ajo që tifozët kërkonin ishte një sfidë Tomori – Tirana dhe do e kenë. Nga finalja e titullit e humbur në sezonin 1999 – 2000 pikërisht përballë Tiranës dhe ndenja e vjedhjes së atij titulli që vazhdon një jehonë e mbajtur gjallë bardheblutë janë bërë skuadra më e urryer në Berat.

Sa herë Tomori rikthehej në Superiore pritej vetëm kalendari se kur do përballeshin me Tiranën dhe në këtë sezon ishte Tirana, e cila në sezonin e saj më të errët zbriti një kategori më poshtë dhe e pozicionuar në grupin B gati për këtë sfidë. Në Berat tashmë presin vetëm që kalendari të vendos datën se kur kjo ndeshje zhvillohet dhe të gjithë duan të jenë në stadium për tu hakmmarë ndaj Tiranës.

Related posts