Rrëshket mermeri nga kamioni/ Zë poshtë automjetin

Rrëshket mermeri nga kamioni/ Zë poshtë automjetin

aksident-4Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Një pllakë e madhe mermeri dyshohet se ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë automjetin tip Peugeot, i cili udhëtonte pas kamionit.

Brenda në automjet ndodheshin katër persona të cilët kanë mbetur të plagosur, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Një nga raportuesit që ka qenë në vendngjarje, thotë per JOQ se në pjesën e pasme të automjetit kanë qenë nënë e bijë, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Related posts