SHËNIM/ Kandidati i Fadilit për Beratin nuk mund të shndërrohet në kandidat të qytetarëve duke hedhur baltë mbi të tjerët dhe disa emra të PS për Beratin

SHËNIM/ Kandidati i Fadilit për Beratin nuk mund të shndërrohet në kandidat të qytetarëve duke hedhur baltë mbi të tjerët dhe disa emra të PS për Beratin

Pak ditë më parë, portali “beratinews.com”, duke u mbështetur në disa burime jo zyrtare, mes të tjerash, bëri me dije se një ndër kandidatët e PS-së për Bashkinë e Beratit mund të ishte zoti Ervin Demo, doktor në ekonomi, njëkohësisht zëvendësministër i Arsimit. Duke parë profilin e tij të lartë intelektual, do të ishte në nderin e çdo qyteti të Shqipërisë ta kishte në krye të punëve, shto këtu duke njohur nivelet e atyre që kanë drejtuar Beratin së fundmi.

Kaq ka mjaftuar, që kandidati i Fadilit për Bashkinë e Beratit, Eugen Kallfani, të mobilizojë një lukuni njerëzish, kryesisht me profile fallco (nuk e vëmë dorën në zjarr të themi që pas tyre mund të fshihet ai vet, ngase këtë nuk e dimë me siguri, mirëpo gjurmët të çojnë tek ai, duke parë mënyrën e komentimit, ashtu siç do ta tregojmë më poshtë me fakte, tek një portal dhe tek tjetri për kandidatin në fjalë).

Një gjë e tillë më së paku nuk është qytetare, aq më shumë për një kandidat të vetshpallur që pretendon të sjell qytetari në këtë qytet.

Ja se çfarë shkruan tek shkrimi i portalit “beratinews.com” profli fallco Marko Genuino“Ska pikën e lidhjes me beratin ky demo. Mos shkel më në berat se do gjej belaja o pallosh.”

20180530_100721

Ja çfarë shkruan tek shkrimi i portalit “berati guide” po i njëjti profil fallco Marko Genuino:  “Eugen kallfani. Djali me puntor qe ka qyteti beratit. eshte vertet nji diamant per kete qytet. E meriton plotesisht. I di hallet qe ka çdo banor. Kurse ky tjetri ka 30 vjet që ka braktisur qytetin dhe nuk di ku është kombinati e jo më qyteti. Forca Eugen jemi me ty.”

20180530_100929

Pra, “palloshi” dhe “belaja” më sipër është shndërruar në një komentues thellësisht pozitiv!

Shihni një profil tjetër fallco. Tek të njëjtat portale dhe shkrime:

Antonio Hasani tek “beratinews.com”: “Po çne ky plehra nga Berati. Ky ka 20 vjet që ka ikur nga berati nuk di nga e ka hyrjen berati dhe nga e ka daljen. Merreni futeni një herë në Mangalem po doli nga rrugicat atëherë nxirreni kandidat për kryetar bashkie këtë bythqirin dhe eshte turp per ju si faqe qe nxirrni lajme te tilla dhe krahasoni kete me Eugen Kallfanin, nje djale berati me vlera qe ky nuk i arin as tek koka e karit.”

20180530_100618

Nga agresiv dhe banal tek komenti i mësipërm, çuditërisht Antonio Hasani tek portali “berati guide” është shndërruar në qytetar dhe vizionar. Ja se çfarë shkruan ai: “Është për të ardhur keq që dalin shkrime të tilla nga kazani mediatik dhe është për të ardhur keq që krahasoni një njeri të till me Eugen Kallfanin,  një djalë beratas që rrjedhe nga një familje me vlera beratase, një djalë që respektohet nga gjithë komuniteti për vlerat që ka dhe punën që bën aktualisht. Është turp të krahasohet me një njeri që nuk e di ku bie berati në hartën e Shqipërisë. Lanën mbase e njeh po beratin jo. Forca Eugen gjithmonë me ty.”

20180530_100929

Morëm në analizë vetëm dy ndër disa komente të tilla për të treguar se të vetëshpallurit qytetar me akte aspak qytetare nuk e nderon as Eugenin as ata që e kanë shpallur atë kandidat për Bashkinë Berat. Janë tekste që edhe një mësues i thjeshtë i gjuhës shqipe do t’i dallonte që janë bërë nga e njëjta dorë.

Akte të tilla në parti mund të konsiderohen përçarëse dhe kaq mund të mjaftojë që kandidati i vetshpallur të eleminohet nga gara.

Pavarësisht rastit të zotit Demo, në PS-në e Beratit ka shumë emra dhe kandidatura serioze, që nuk mund të anashkalohen dhe të lihen në hije. Ata janë shumë më dinjitozë se Kallfani për arsye se nuk janë kandidatë të askujt, nuk janë thirrur dhe mbajtur nga të tjerët si kandidat, që pasi të lënë Bashkinë e Beratit të kenë njerëzit e tyre aty, d.m.th. nuk na mjaftoi Fadili për 12 vjet, por të kemi edhe trashëgiminë e tij edhe pas ikjes së tij.

Një ndër kandidatet dinjitoze është zonja Valbona Zylyftari, kryetare e PS-së dhe me kontribute të spikatura individuale në këtë parti. Pavarësisht se në dukje ajo nuk ka për momentin asnjë nga deputetët e PS-së së Beratit, dihet afeksioni i Ramës për kandidatet femra dhe Zylyftari do të ishte një prej tyre.

Doktor Arben Konomi, “Njeriu i vitit” 2017 sipas portalit “berati guide”. Socialist i vjetër dhe i ndershëm. Njeri me vlera humane dhe të spikatura njerëzore. I votuar dhe i pranuar prej të gjithëve, demokratë dhe socialistë.

Tjetër kandidat i mundshëm mund të ishte drejtori i DAR-it Berat, Selman Hodaj, ish-kryetar i PS-së së rrethit Berat, njeri punëtor dhe socialist me kontribute në PS-në e Beratit.

Por kandidatë mund të ketë edhe nga brezi i ri i drejtorëve dhe socialistëve: Donald Molishti, Dorian Shehu, Agron Polovina etj. mund të ishin kandidat mjaft serioz për Bashkinë e Beratit.

Sigurisht që mund të ketë edhe shumë të tjerë, mirëpo ne përmendëm vetëm disa prej tyre edhe për të treguar se PS-ja e Beratit është parti që në gjirin e saj ka shumë kandidatura të spikatura dhe serioze dhe nuk ka pse përqëndrohet tek një kandidat që, në dallim nga të gjithë këta, i kanë thënë të tjerët për të kandiduar, ashtu siç i kanë thënë të tjerët për t’u bërë drejtor etj. etj.

Related posts