Shkatërrohet monumenti i kulturës në Berat

Shkatërrohet monumenti i kulturës në Berat

Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në qytetin e Beratit, kanë dëmtuar “Kullën e Lundrës”, një objekt i ndërtuar në shekullin e dytë dhe i shpallur monument kulture.

Mësohet se kjo kullë ka shërbyer për lidhjen e kalasë së Beratit me disa nga lagjet përreth.

Punonjësit e firmës ndërtuese nuk janë kujdesur për të mos dëmtuar objektin e rëndësishëm, që tashmë nuk ekziston më.

Përfaqësues të Shoqatës së Arkeologëve thanë se objekti nuk duhej të ishte shembur, pasi është humbje e madhe për kulturën, jo vetëm të këtij qyteti.

Ata akuzojnë firmën ndërtuese se nuk ka treguar kujdesin e duhur për këtë rast.

Asnjë prej insitucioneve lokale nuk ka reaguar për këtë dëm ndaj trashëgimisë kulturore.

Related posts