Shkrimtarët takohen, aktiviteti kulturor “Nga bregdeti në port, udhëtim botëror i librave” në Berat

Shkrimtarët takohen, aktiviteti kulturor “Nga bregdeti në port, udhëtim botëror i librave” në Berat

a-1

“Nga bregdeti në port, udhëtimi botëror i librave”, kështu është titulluar aktiviteti që ka bashkuar në qytetin e Beratit shkrimtarë, gazetarë dhe njerëz të letrave nga Shqipëria dhe përtej detit.

Shoqata “Libri d’Acqua” dhe Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë mundësoi realizimin e një mbrëmje artistike, ku fokusi është vendosur tek uji: si element natyror që bëhet një urë për të krijuar rrjet lidhjesh midis autorëve, librave dhe qyteteve.

Vera Sleopaj, shkrimtare italiane dhe kryetare e shoqatës “Libri d’Acqua” dhe Diana Çuli shkrimtare dhe përkthyese në Shqipëri kanë ndarë eksperiencat e tyre rreth emocioneve që krijon letërsia si art në vendet ku ato jetojnë dhe krijojnë.

Stefano Bergesio, Konsull i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, shperhu interesin e konsullatës për organizimin e të tillë aktiviteteve kulturore në qytetin e Beratit.

“Ky është një aktivitet shumë interesant sepse vuri ballë për ballë intelektualët shqiptar dhe ata Italian dhe pati shumë ngacmime interesante që i vlejtën të dyja palëve. Ne si konsullatë italiane në Vlorë jemi shumë të intersuar për të patur të tillë aktivitete kulturore. Brenda pak javësh do të kemi disa aktivitete kulturore edhe në Berat”.

Ndërsa, Marisa Fumagalli, gazetare e njohur e “Corriere della Sera”, u shpreh se këto aktivitete shërbejnë për të krijuar edhe më shumë njohje për Shqipërinë, pasi ende në Italia ka njerëz që mendojnë se ky është një vend i prapambetur.

“Kam gjetur këtu një nivel kulturor dhe një gjallëri për tu admiruar dhe me këtë duhet të njohim Italinë, pasi atje ende ka mendime për një Shqipëri të prapambetur akoma”, tha ajo.

Related posts