Shqipëria e mbyll me humbje

Shqipëria e mbyll me humbje

Shqipëria ka humbur edhe ndaj Italisë në Shkodër duke i bërë ‘’bis’’ humbjet përballë dy skuadrave kampione bote. Këto kualifikuese Shqipëria i mbyll e treta pavarsisht këtyre dy humbjeve, i cili mund të jetë edhe pozicioni i kërkuar në fillimin e kualifikueseve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi tentuan në pjesën e parë nga distanca të zgjidhin ndeshjen me Hysajn, Grezdën dhe Sadikun.

Miqtë nga ana tjetër provuan me Imobilen, Eder dhe Insinjen, por ishin të pasaktë, por kishte edhe momente që Berisha ishte vendimtar. 0-0 45’ minutat e para.

Një lojë e barabartë edhe në pjesën e dytë, teksa deri në minutën e 73’-të rrjetat ishin të paprekura, por kjo gjë ndryshoi pas golit të Kandrevës, që me një gjuajtje të fortë brenda në zonë mposhti Berishën. Në minutat shtesë portieri ynë ndali Imobilen në një rast tek për tek dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1. Shqipëria i gëzohet vendit të tretë dhe tashmë sheh nga kualifikueset e evropianit.

E hënë, më 9 tetor, ora 20:45

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Shqipëri – Itali 0-1
Shënues: Kandreva 73’

Shqipëri: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Agolli, Basha (Lila 68’), Kaçe, Memushaj (Latifi 76’), Roshi (Ahmedi 90’), Grezda, Sadiku. Trajner: Kristian Panuçi

Italia: Bufon, Darmian (Darmian 61’), Kielini, Bonuçi, Spinazola, Galiardini, Parolo, Kandreva, Insinje (El Sharaui), Eder (Gabiadini 89’), Imobile. Trajner: Xhan Piero Ventura

Kartonë të verdhë: Lila76’ / Kielini 81’

 

Related posts