Shqipëria e para

Shqipëria e para

Lihtenshtejn 0-2 Shqipëri

12’ Hyka, 71’ Balaj

Formacionet zyrtare

Lihtenshtejn: Jehle, Kofman, Gopel, Oehri, Burgmajer, Vajzer, Polverino (Reshtajner 46′), Salanoviç (Kuhne 73′), Hazler, Gubzer (Frik 60′), Byçel
Trajner: Rene Pauritsh

Formacionet zyrtare

Lihtenshtejn: Jehle, Kofman, Gopel, Oehri, Burgmajer, Vajzer, Polverino (Reshtajner 46′), Salanoviç (Kuhne 73′), Hazler, Gubzer (Frik 60′), Byçel
Trajner: Rene Pauritsh

Shqipëri (4-4-1-1): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji; Roshi, Kukeli (Basha 44′), Abrashi (Lila 46′), Llullaku (Cikalleshi 69′); Hyka; Balaj
Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Tamas Bonjar (Hungari)

KV: Bugmajer 81′, Oehri 84′, Frik 88′ / Hyka 80′

Shqipëri (4-4-1-1): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji; Roshi, Kukeli (Basha 44′), Abrashi (Lila 46′), Llullaku (Cikalleshi 69′); Hyka; Balaj
Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Tamas Bonjar (Hungari)

KV: Bugmajer 81′, Oehri 84′, Frik 88′ / Hyka 80′

Shqipëria ia del të fitoj edhe sfidën e dytë të këtyre kualifikueseve me skuadrën më të dobët të grupit, Lihtenshetjnin. Në Vaduz, Kombëtarja jonë ishte si në shtëpinë e saj dhe kjo dukej nga numri i lartë i tifozëve shqiptar në stadium. Pas kësaj fitoreje Shqipëria merr e vetme kryesimin e grupit G duke lënë pas vetes dy ‘’gjigandët’’ e grupit, Italinë dhe Spanjën që e kanë mbyllur në barazim sfidën mes tyre në Torino. Pas dy ndeshjeve të para Shqipëria është e vetmja skuadër nga tre grupet që luajtën sot, e cila ka 6 pikë të plota.

De Biazi kishte hedhur në fushë një skuadër më sulmuese se normalisht kur 4-1-4-1 standart i përdorur nga tekniku italian në këtë herë ishte shndërruar në një 4-3-3. Shqipëria e nis sfidën në fushë dhe është Llullaku që kërkon të bëhet personazh në këtë rikthim në kmbëtare. Por goli nuk vonon është një krosim i Alijit në zonë Roshi me kokë e kthen në një asist për Hykën. Goditja e shtatshkurtërit nuk priten si duhet nga portieri Jehle, i cili bëhet ‘’bashkëpunëtor’’ në këtë gol. Pas këtij goli tanët fillojnë të luajnë topin për të menaxhuar sfidën që do mbante sa më larg kundërshtarin nga porta dhe ta sulmonte me sulme të shpejta. Një të tillë ndërtoj Roshi me një inkursion nga e djathta por Llullaku shumë pranë portës nuk e shfrytëzon asistin e fierakut. Në fundit e pjesës së parë Kukeli shfaq probleme dhe De Biazi përpara Spanjës nuk rrezikon duke e zëvendësuar me Bashën. Si rrallëherë Shqipëria dominoi edhe mbajtjen e topit duke patur 70% të zotërimit të topit.

Pjesa e dytë nis me një tjetër zëvendësim për tanët kur Lila i merr vendin në fushë Abrashit dhe menjëherë ai bëhet i rrezikshëm kur rrëmben një top në hyrje të zonës duke goditur ngjitur me shtyllën. Por edhe vendasit fillojnë të shfaqen në portën e Berishës dhe Buçel ka rastin më të mirë për të tijët. Në minutën e 69’ De Biazi kompleton tre zëvendësimet kur hedh në fushë Cikalleshin dhe krijon një sulm me dyshen Cikalleshi – Balaj. Menjëherë skuadra bëhet më e rrezikshme kur Balaj godet me kokë nga brenda zonës dhe portieri vendas devijon në goditje këndore. Pikërisht këtu vjen edhe goli kur Hyka dhe Hysaj nisin me njëri – tjetrin këtë goditje dhe më pas shkodrani hedh një top në zonë ku një tjetër shkodran, Balaj e dërgon në rrjetë duke dyfishuar shifat. Deri në fund asgjë për të ndryshuar dhe De Biazi e të tijtë duhet të fillojnë menjëherë të mendojnë për Spanjën me të cilën do përballet në Shkodër të dielën.

Related posts