Shqiptarët zgjodhën të ikin, por kurrë të përballen

Shqiptarët zgjodhën të ikin, por kurrë të përballen

namir-lapardhaja-685x470

Nga Namir LAPARDHAJA –

2 korrik 1990 – 2 korrik 2018

28 vjet që shqiptarët vetëm kanë ikur nga ky vend. Në mënyrë të vazhdueshme. Atëherë kur për 45 vjet iu ishte thënë se ky vend është shkëmb graniti, i lumtur dhe i lulëzuar si asnjë tjetër përqark, por edhe sot, në krye të 28 vjetëve, ku retorika e lulëzimit është jo vetëm e njëjtë, por shumëfish më e sofistikuar.

Pavarësisht ndryshimeve të mëdha, vetëm një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: të ikurit. Largimi nga ky vend duket se është zgjidhja e vetme për shumë njerëz.

Është si një qenie lebroze që për të shpëtuar prej saj vetëm ikën, largohesh. Shqiptarët nuk zgjodhën asnjëherë të përballeshin. Ata zgjodhën më të lehtën. Ikën.

Bënë mirë ose keq, është tjetër gjë. Është një ikje ritualistike. Qytetarë që zgjedhin të ikin nga rrethet, periferia, dhe shqiptarë që zgjedhin të ikin nga vendi i tyre. Periferia vijon varfërimin e pandalshëm shpirtëror, qytetar, kulturor, social, ekonomik…etj., Shqipëria shndërrohet në një fjetinë gjigante, e përshtatshme vetëm për moshën e tretë.

Ikja nuk është zgjidhje, por e vetmja zgjedhje me detyrim-përcaktim që ka ngelur e pandryshueshme për 28 vjet.
Sot, ashtu si më 2 korrik 1990.

Related posts