Siguria ushqimore, Marku kërkesë Prokurorisë Berat të nisë hetimet

Siguria ushqimore, Marku kërkesë Prokurorisë Berat të nisë hetimet

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka kërkuar të premten që Prokuroria Beratit të nisë hetim mbi dyshimet mbi sigurinë ushqimore të disa produkteve ushqimore në Berat.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit të medies së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale”, njoftoi prokuroria.

“Përfitojmë nga rasti të falënderojmë medien e njëkohësisht t’u bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria e Përgjithshme, në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur besueshmërinë e publikut”, përfundoi Prokuroria.

Related posts