Situata emergjente pas shirave, Prefekti i Beratit mbledh shtabin e emergjencave civile

Situata emergjente pas shirave, Prefekti i Beratit mbledh shtabin e emergjencave civile

Rreshjet e rëna gjatë natës së mbrëmshme në territorin e Qarkut të Beratit, kanë shkaktuar bllokime të pjesshme rrugësh nga inertet si dhe dëmtime në serra.

Për të marrë masa për përballimin e kësaj situate, Prefekti i Qarkut të Beratit, Selfo Kapllani, ka mbledhur në një takim drejtues komunash dhe bashkisë, që janë prekur nga kjo situatë si dhe drejtues të institucioneve të shëndetit publik, ujësjellësave etj.

Nga analiza që prefekti Kapllani, i ka bërë situatës rezulton se ka pasur dëmtime në rrugë, në vendin e quajtur “Çezma e thatë”, aksi rrugor Berat-Skrapar, dëmtime në serra në fshatrat Samaticë, Goriçan dhe Hinkë, në komunën Kutalli dhe përmbytje në disa banesa në fshatin Frashër të Kuçovës.

Prefekti kërkoi impenjimin e të gjithë strukturave për të parashikuar, parandaluar e menaxhuar këto fenomene./ E.H.

Related posts