Skrapar, finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Osumi”

Skrapar, finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Osumi”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Pas një hetimi dy mujor, mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Osumi”.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në qytetin e Çorovodës, në një lokal, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë lokale kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç,(pronar i lokalit) për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

Related posts