Skrapar, kishin fshehur drogën në pyll, nën hetim dy persona

Skrapar, kishin fshehur drogën në pyll, nën hetim dy persona

Një sasi prej 72 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga policia në Skrapar.

Lidhur me këtë sasi droge kanë nisur hetimet për dy banorë të zonës.

Kanabisi u gjet në një tunel, në pyllin e fshatit Stror.

Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se kanë filluar hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të dituar gjeneralitetet e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Related posts