Skrapar, sekuestrohen 325 kg kanabis, ndalohen 5 persona

Skrapar, sekuestrohen 325 kg kanabis, ndalohen 5 persona

Policia ka sekuestruar 325 kg kanabis, ndërsa janë shoqëruar 5 banorë të zonës si autorë të dyshuar.

Sipas policisë, në fshatin Potom në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër” u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë kanabis.

Pas operacionit, policia ka shoqëruar 5 banorë të zonës dhe ka filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të përfshirë kultivimin e drogës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Related posts