Spahiu jep lajmin e mirë: Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

Spahiu jep lajmin e mirë: Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

Kreu i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie. Përmes një postimi në Facebook, Nesim Spahiu shprehet se është zhbllokuar buxheti i bashkisë për vitin 2019.

Ai falënderon Ministrisë e Financave që mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik si dhe banorët për përkrahjen.

“Të nderuar banorë të Skraparit!  Më lejoni të ndaj me ju, lajmin e mirë se situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje. Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin. Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.”- ka shkruar kreu i bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.

Related posts