Stojku i lë stafetën Drobonikut

Stojku i lë stafetën Drobonikut

Javën e kaluar të Kategorisë së Parë, Tomori ishte pushim për shkak të formulës ku 5 ekipe janë pjesë e grupit të promocionit. Por pavarsisht kësaj shumë pak ka ndryshuar situate në këtë grup pasi të dy ndeshjet e luajtura janë mbyllur në barazim duke lënë vetëm Lushnjen dhe Bylisin, si dy skuadrat e vetme me objektiv ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Por ndryshimet tek Tomori kanë ndoshur pavarsisht kësaj jave pushim. Humbja enë shtëpi përballë Pogradecit duket se e ka mërzitur pa masë presindetin e skuadrës, Petrit Sinaj, i cili pasi ka pritur një dorëheqje nga tekniku Stojku ka vendosur për largimin e tij përfundimtar nga Tomori.

Elbasanasi Stojku mori drejtimin e Tomorit pas largimit të tekniut Sinella. Skuadra nisi mir me dy fitore në sfidat e para por më pas e gjithë kjo ndali. Në 15 ndeshje në pankinën beratase ai grumbulloj 12 pikë me 3 fitore, 3 barazime dhe plot 9 humbje. Por pavarsisht kësaj ai siguroj objektivin parësor të klubit për sigurimin e pesëshes së parë që largon rrezikun e rënien një kategori më poshtë.

Por duket rezultatet jo të mira, situata e krijuar Brenda skuadrës që ka sjell edhe pezullime të futbollistëve por edhe pakënaqësia e tifozerisë detyruan kryebashkiakun dhe njëkohësisht presindentin Sinaj të largoj teknikun Stojku.

Ndërkohë nga largimi i tij skuadra po drejtohet nga trajneri i skuadrës U19, Iken Droboniku që do të drejtoj skuadrën deri në fundin e sezonit. Tashmë objektivi parësor nuk do të jenë rezultatet por paraqitja e mir, si edhe dhënia e mundësisë për të luajtur të rinjve.

Related posts