Studimi Italian për qendrën e Beratit

Studimi Italian për qendrën e Beratit

FB_IMG_1526134191158FB_IMG_1526134198544Nga Kastriot Dervishi*-

Në Tiranë më 1940 u krijua Zyra Qendrore për Ndërtimin dhe Urbanistikën, e kryesuar nga arkitekti fiorentin Gherardo Bosio.

Zyra kishte për detyrë përtëritjen urbane në Shqipëri dhe monitorimin e aktivitetit të ndërtimit.

Arkitektët Gherardo Bosio, Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggi kanë realizuar hartimin e planeve rregulluese të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Beratit, Petrelës, Sarandës etj.

Në këto plane përveç arkitekturës dhe urbanistikës racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit të lidhur me pronën private etj.

Pas vdekjes së parakohshme Gherardo Bosio në 1941, Ferdinando Poggi mori mori kryesimin e projektit.

Projekti i Beratit ruhet në arkivin Qendror të Ndërtimit në Tiranë dhe në të është shënuar viti i realizimit, 1942.

Eshtë një nga projektet më serioz të realizuar për Beratin në shekullin e XX, por që nuk u realizua. Planet rregulluese të qyteteve shqiptare të vitit 1942 të realizuara nga arkitektët italianë janë marrë për bazë në linjat e tyre kryesore në planet rregulluese pas çlirimit.

Ky projekt u mor parasysh edhe nga projektuesit e për ndërtimin e qëndrës së Beratit në periudhën e komunizmit duke i dhënë formën që ka qendra sot, por duke mos ruajtur fizionominë dhe traditën e arkitekturës së trashëguar të qytetit.

U kopjua në strukturë të përgjithshme urbane duke marrë elementë të pjesshëm nga projekti.

Kjo ndërhyrje është mjaft brutale dhe është një nga dëmet më të mëdha që i është bërë arkitekturës së Beratit.

Edhe lagjet e reja të Beratit janë ndërtuar sipas stilit tipik të ndërtimit në diktaturë duke mos ruajtur aspak nga tradita e qytetit duke krijuar lagje që nuk kanë asnjë lidhje me traditën madje dhe duke sheshuar edhe mjaft pjesë të vjetra.

2. Artan Shkreli. Gherardo Bosio, krijuesi i një kryeqyteti
3. Patrizia Capolino, Tirana: a capital city transformed by the Italians

 

*Piktor

Related posts