TAVOLINË POKERI, ÇIPSA DHE LETRA BIXHOZI NË LOKAL, PROCEDOHEN PENALISHT PRONARI DHE NJË 28-VJEÇAR

TAVOLINË POKERI, ÇIPSA DHE LETRA BIXHOZI NË LOKAL, PROCEDOHEN PENALISHT PRONARI DHE NJË 28-VJEÇAR

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe proçeduan penalisht shtetasit: E.T, 60 vjeç.dhe M.Q, 28 vjeç, të dy banues në Berat.

Proçedimi penal i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit në pronësi të shtetasit E.T, ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë.

60335282_2428312470788443_8702665715309608960_n.jpg
61010861_2428312494121774_5799863715566190592_n.jpg
60626358_2428312447455112_2453057497229950976_n.jpg

Related posts