Të rinjtë nuk votojnë/ Bie besimi tek forcat politike, 50% nuk marrin pjesë në zgjedhje

Të rinjtë nuk votojnë/ Bie besimi tek forcat politike, 50% nuk marrin pjesë në zgjedhje

Anketa kombëtare “Të rinjtë në Shqipëri 2019” sjell një panoramë gjithëpërfshirëse në vend mbi problematikat kryesore të rinisë, besueshmërinë në partitë politike apo mbështetjen institucionale që ndjejnë në nivel lokal, por edhe qendror.

“Kemi përdorur një pyetësor online ne bashkepunim me CRCA dhe ndërkohë në 12 qarqe të Shqipërisë, janë zhvilluar takime konsultuese ballë për ballë me të rinjtë”, thotë Klaudio Pulaha.

1210 të rinj janë pjesmarrës në anketë, ku papunësia kryeson si problematikë kryesore, duke u pasur me shëndetësinë, arsimimin apo korrupsionin.

Gjetje suprizuese është edhe besimi i të rinjve te politika si mëdyshja për të votuar në zgjedhjet vendore.

“62% e të rinjve nuk kanë besim se partitë politike do të zgjedhin problemet e tyre. 35% e të rinjve thonë se partitë vijnë te ne vetëm kur ka zgjedhje, ndërsa 50% e të rinjve nuk duan të shkojnë të votojnë.”, vazhdon ai më tej.

“Nuk kam besim fare, kërkojnë pushtet për vete jo të na përfaqësojnë ne.

Nuk besoj, nuk është politikë kjo që bëjmë ne. Këtë vit nuk do e jap votën time ,sepse të dy palët e partive cdo gjë e kanë për interes të vetë dhe jo të publikut”, thanë disa studentë.

Top Channel

Related posts