Tomori barazon dhe reklamon Sopotin

Tomori barazon dhe reklamon Sopotin

Java e tretë e Kategorisë së Parë është zhvendosur nga fundjava në këtë mesjavë kur Tomori zhvillonte në transfertë sfidën ndaj Sopotit. Ndeshja u luajt në Fushë-Krujë në fushë asnjëanëse ashtu si librazhdiotët kanë vepruar në dy sezonet e fundit. Por që në filimin e saj ka patur problematikë sepse nuk ishin marrë masat, si duhet për sigurinë dhe nuk kishte numrin e duhur të forcave policore ndaj ndeshja ka nisur vetëm në orën 15:15.

Tomori këtë sfidë e mbyll në një barazim 1-1 duke gjetur kështu edhe pikën e parë në transfertë për këtë sezon dhe ngjitet në kuotën e katër pikëve.

Ndeshja ka nisur më mir për beratasit që në minutat e para kanë dy mundësi të mira me Miranin e Pajën por edhe goli nuk do të vonoj. Në minutën e 20’ është Çaço me një goditje nga 25 metra që realizon për Tomorin. Por avantazhi do të zgjas pak pasi vetëm pas një minute Sykaj barazon për librazhdiotët. Ky do të ishte edhe rezultati final i sfidës që u dominua tërësisht nga Tomori. Beratasit ishin më të qartë, zhvilluan një lojë më të mir dhe madje goditën edhe dy herë shtyllën.

Pas ndeshjes në një reagim në faqen zyrtare beratasit reklamojnë këtë ndeshje për dy arsye pasi fillimisht klubi Sopotit nuk kishte marrë masat e duhura për mbarëvajtje e ndeshjes dhe fillimisht nga zyrtarët është komunikuar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe më pas kanë ndërruar mendje. Së dyti arbitrimi i ndeshjes nuk ka qënë aspak korrekt dhe dukshëm në favor të Sopotit.

Deklarata e plotë në facebook:

NUK DUAM TË JUSTIFIKOHEMI

Nuk duam të justifikohemi për barazimin e marrë ndaj Sopotit, por nuk është parë e dëgjuar ajo që na ndodhi sot. Ndeshja nuk ishte aspak e organizuar nga “vendasit”, pasi ambulanca mbrriti me vones, policia nuk e morri përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes dhe pas një pritje për rreth 40 minuta na u komunikua se ndeshja nuk do të zhvillohej. U akomoduam në autobus dhe u nisëm për në Berat, papritur na komunikojn se ndeshja do të luhet dhe duhet të ktheheshim me patjetër në stadium, në një kohë që u larguam prej aty me konfirmimin e zyrtarëve të takimit. E si mos të na mjaftonte kjo, jemi masakruar padrejtësisht nga arbitri i takimit, i cili me vendimet e tij ka qënë totalisht i njëanëshëm.

Në Berat çdo takim ka mbarëvajtje të shkëlqyer, ndaj kërkojm të njëjtën gjë. Akte të tilla i prishin bukurin futbollit.

Nuk jemi të kënaqur me arbitrimin dhe vendimet tendicioze, megjithatë ajo që na gëzon është loja e zhvilluar, pasi kemi pasur topin nën kontroll dhe goditëm dy herë shtyllën pingule. #ForcaTomori

 

Related posts