Tomori bën ‘’lajm’’ nga Skrapari në Lisbonë

Tomori bën ‘’lajm’’ nga Skrapari në Lisbonë

Mjaftojnë vetëm 48 orë dhe Tomori bëhet protagonist në mediat shqiptare dhe të huaja për arsye të ndryshme. Ditën e mërkurë, Tomori bëri hapjen e sezonit të ri në turin e parë të Kupës së Shqipërisë dhe përballë Bylis, të ciin do e ketë sërish rival edhe në kampionat pasi janë në të njëjtin grup të Kategorisë së Parë.

Ndeshja u vendos të luhet në Skrapar në një fushë aspak e përshtatshme për futboll por ndoshta FSHF madje edhe vet Bylis kanë bërë një lëshim sepse bëhej fjalë vetëm për turi e parë të kupës. Tomori u shfaq i painetersuar për këtë ndeshje dhe këtë trofe duke e fokusuar veten në kampionatin që nis pikërisht sot. Sipas raportimeve nga media e shkruar Tomori ka udhëtuar drejt Skraparit me vetëm 12 futbollist me lojtar që nuk do jënë në fushë sot dhe të tjerë nga U19.

Pjesa e parë ka qënë e balancuar me të rinj nga të dy skuadrat që kërkonin të shfaqnin veten. Pjesa e dyë nis me gol kur Limaj në minutën e 58’ shënon për miqtë. Por goli i ndeshjes u ‘’shënua’’ nga Policia e Shtetit. E vetmja patrullë policie e gjendur pranë stadiumit është larguar pak minuta më pas dhe në të 67’ delegati i sfidës detyron të mbyll ndeshjen për shkak të mospërmbushjesh së kushteve të sigurisë. Tashmë Tomori pritet të humbas këtë sfidë në tavolinë por për sjelljen e policisë as klubi dhe as FSHF nuk ka patur një reagim.

Ndërkohë shefi i Rendit në Komisiaratin e Çorovodës, Migjen Lajthia në një prononcim për “Panorama Sport’’ tregon se nga klubi beratas janë lajmëruar vetëm një ditë përpara sfidës dhe ne nuk kemi kthyer përgjigje. Patrulla e gjendur pranë fushës nuk kishte lidhje me mbarëvajtjen e sfidës dhe është larguar më pas për problematikat e rendit në qytet sepse nuk e kishim marrë përsipër zhvillimin e kësaj ndeshjeje në qytetin tonë.

Ndërkohë një tjetër skandal është paraqitur nga “Sport Ekspres’’ sipas tyre në protokollin e kësaj ndeshjeje ka qënë shënuar edhe emri i Genald Sharavollit edhe pse ky I fundit me pjesën tjetër të skuadrës ishte në Berat duke u stërvitur për ndeshjen ndaj Pogradecit. Madje edhe foto para sfidës nxjerr ‘’zbuluar’’ beratasit ku Sharavolli nuk gjendet.

Por një tjetër lajm që bëri bujë ishte nxjerrja e një liste nga ‘’Benfica TV’’ ku përcaktoheshin skuadrat më të korruptuara në botë. Vendin e parë e zinte Olimpik Marsej e pas saj vijonte me Porto e Juventus. Po ashtu në këtë listë gjenden edhe klubet italiane të Milan, Fiorentina, Lacio apo turqit e Beshiktash e Fenerbahce, grekët e Olimpiakos, gjermanët e Dinamos, rumunët e Kluzh etj.

Sigurisht e gjithë kjo ka ardhur për shkak të një rivaliteti portugez mes Benfika e Porto me këta të fundit që kanë akuzuar për mashtim klubin nga Lisbona. Sipas raportimit që vjen nga Portugalia ky lajm është nxjerrë nga “Dayli Mail’’ me këta të fundit që e kanë përgënjshtruar këtë lajm. Ndërkohë Porto ka kërkuar edhe bashkëpunimin e Marsejës, Juves apo kubeve të tjera të shënuara në këtë listë.

Por çfarë lidhje ka Tomori i Beratit i listuar, si i teti në këtë listë me skuadrën beratase që në 17 sezonet e fundit vetëm 4 herë a qënë në Superiore dhe nuk ka mundur të ndikoj titujt në Shqipëri dhe aq më pak në Evropë.

Ndërkohë sot Tomori nis sezonin e ri në Kategorinë e Parë ku do të luaj përballë Pogradecit në Kuçovë. Për shkak se fusha e stadiumit ende nuk është gati do të jetë stadium ‘’Bashkim Sulejmani’’ që do pres ndeshjet shtëpiake të Tomorit.

Related posts