Tomori bën ‘’zakon’’ humbjet

Tomori bën ‘’zakon’’ humbjet

Sigurimi i objektivit parësor të Tomorit për të qënë pjesë e pesëshes së parë duket se e qetësoj mjaft situatën tek beratasit. Disa pezullime u falën dhe pritej reagimi në sfidën ndaj Lushnjes por një tjetër humbje ndaj tyre solli një tjetër fortunë tek Tomori me përjashtimin e kapitenit Ervis Caco dhe mesfushorit Berion Myzyri, si edhe pezullimin e futbollistëve vendas në skuadër.

Por sipas informacioneve nga klubi pezullimet u falën dhe mbetën në fuqi vetëm dy përjashtimet por pavarsisht kësaj sot bëri lajm në mediat sportive që futbollistët e pezulluar dhe më pas falur nuk udhëtuan drejt Ballshit dhe ata u zëvendësuan nga futbollistët U19.

Sot Tomori luajti ndeshjen e dytë të kësaj faze të tretë kundra rivalit tjetër më kryesor për tu ngjitur një kategori më lart. Pas humbjes me Lushnjen, Tomori pëson një tjetër humbje këtë herë në transfertë ndaj Bylisit.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim të bardhë edhe pse vendasit ishin gjithmonë më dominues dhe kërkues në fushë.  Pasi kaluan edhe 10’ minuta nga pjesa e dytë pa gol është Bylis që në harkun e 120’’ sekondave shënon dy herë. Fillimisht Ntepe dhe më pas Prende në minutat 55’ dhe 57’ vendosin sfidën.

Pas kësaj ndeshje Tomori të vetmin objektiv të mbetur ka vendi i tretë sepse arritja e Superiores është një mission i pamundur.

Related posts