Tomori ‘’bie’’ në fund

Tomori ‘’bie’’ në fund

Pritej një Tomor ndryshe kundra Lushnjes pas largimit të Stojkut dhe kështu ndodhi. Por pavarsisht se Tomori ka rezistuar deri në fund pikërisht, atëherë në shtesë u thye.

Në stol për Tomorin ishte Iken Droboniku që pritet të mbyll në krye të skuadrës këtë sezon edhe pse është trajneri i skuadrës U19. Tomori sot është rikthyer të bëjë një futboll të bukur dhe luftarak madje ka ruajtur barazimin deri në fundin e ndeshjes kur sulmuesi Sefa e thyen Tomorin dhe dërgon tre pikët të skuadra lagunare.

Por edhe Tomori ka patur rastet e veta për ta fituar këtë takim edhe pse në fund nuk ia ka dalë të marrë qoftë edhe një pikë. Pas kësaj fitoreje Lushnja vazhdon të udhëheq grupin e proocionit ndërsa Tomori të mbetet në fund të këtij grupi.

Related posts