Tomori drejt Pogradecit me tri mungesa

Tomori drejt Pogradecit me tri mungesa

Tomori ka mbyllur me sukses përgatitjet për takimin e nesërm që do të luhet ditën e nesërme në Pogradec. Ekipi i drejtuar nga tekniku Memushi do të ketë disa mungesa në takimin e javës së shtatë të vlefshëm për kategorinë e parë. Beratasit renditen në vendin e katërt dhe kanë nëntë pikë. Në këtë takim Tomori vjen pas tre barazimesh rresht. Ndërsa ekipi pogradecar renditet në vendin e 7-të vetëm një pikë më pak se ekipi i Tomorit. Takimi pritet të ketë tepër rivalitet duke parë edhe gjëndjen e pikëve të dy ekipeve. Sezonin e shkuar përballja e fazës së parë përfundoj në fitoren e thellë të Pogradecit 4-1. Por historitë tashmë janë ndryshe pasi drejtimin e ekipit beratas e ka marrë teniku vlonjat dhe situatat në ekipe janë ndryshe nga ato të sezonit të shkuar.

Përsa i përket lojtarëve të Tomorit tre prej tyre kanë probleme shëndetësore. Daniel Ramazani, Bledar Vashaku dhe Onils Idrizaj nuk kanë shfaqur parametrat e duhur shëndetësore. Aktivizimi i tyre mbetet në dyshim pasi do të vendoset vetëm përpara takimit të nesërm. Mungesa e Vashakut mund të sjellë aktivizimin e portierit të ri Agim Shehu i cili mund të debutjë me Tomorin. Portieri i të rinjëve tashmë do të jetë portieri i dytë i Tomorit pasi portieri Franci Spahiu është dënuar. Spahiu do ti mungojë Tomorit për 12 muaj pas vendimit të marrë nga komisioni i disiplinës. Kjo ka bërë që drejtuesit e ekipit të “hidhen” në kërkim të portierit të dytë që në merkaton e janarit.

Bojken Dalipaj

Related posts