Tomori e nis me humbje ndaj Lushnjes

Tomori e nis me humbje ndaj Lushnjes

Tomori  e ka nisur me një humbje fazën e tretë përballë Lushnjes kryesuese një ndeshje e vendosur nga sulmuesi Mikel Canka. Pas përfundimit të fazës së dytë sipas skemës së re të kampionatit secili prej grupeve të Kategorisë së Parë u ndanë në dy grupe njëri ai i play-off dhe i play-out. Tomori bën pjesë tek ai i pari dhe sot e nisi këtë fazë në Kucovë kundra Lushnjes.

Tomori që duket se e ka patur paksa të trazuar ambientin gjatë javëve të fundit e ka nisur mir ndeshje madje duke sulmuar edhe më shumë se lushnjarët. Por me kalimin skuadrat beratase e ka humbur tempin. Në nisjen e pjesës së dytë është sulmuesi lushnja, Canka që vendos ndeshjen duke shënuar golin që u jep tre pikë miqve, si edhe ruajtjen e vendit të parë në grup.

Ndërkohë kjo humbje gjithnjë e më tepër e largon Tomorin nga mundësia për të synuar ngjitjen në Kategorinë Superiore ndërkohë që java e ardhshme ofron një tjetër sfidë të vështirë, si transferta kundra Bylisit.

Related posts