Tomori fiton derbin edhe për doktor Ilirin

Tomori fiton derbin edhe për doktor Ilirin

Tomorin arrin fitoren në ndeshjen e dytë të kampionatit duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë pas Bylisit, me 4 pikë. Ashtu si sfidën e parë edhe të dytën Tomori e zhvillon në Kuçovë por këtë herë si mik në derbin e prefekturës.

Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të mjekut të skuadrës beratase, Ilirjan Sinanaj i ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare gjatë kësaj jave.

Tomori e nis ndeshjen në sulm dhe kto sulme konkretizohen me gol në minutën e 25’ nga mbrojtësi Bitri. Ndërkohë në të 31’ është sulmuesi Onuh që dyfishon shifrat nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë janë kuçovarët që hidhen në sulm për të ndryshuar rezultatin. Është Cake që shkurton shifrat po nga pika e bardhë për Naftëtarin. Ndërkohë është Tomori, i cili luan me një futbollist më pak për gati 20’ minuta pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Bitri.

Naftëari provj deri në fund por nuk ia doli të ndryshoj rezultatin duke humbur kështu derbin e parë pas rikthimit në Kategorinë e Parë. Mes dy tifozerive gjatë gjithë ndeshjes ka pasur ngacmime porn ë fund e gjitha është mbyllur me qetësi dhe beratasin dalin me një trepikësh të rëndësishëm ndërsa javën e ardhshme do të rikthehet në Kuçovë por këtë herë, si shtëpiak përballë Shkumbinit.

Ndërkohë në lajmërimin e bërë nga faqja e klubit pas ndeshjes është njoftuar se kjo fitore i është dedikuar mjekut të ndjerë, Sinanaj.

Related posts