Tomori fiton miqësoren ndaj Albpetrol

Tomori fiton miqësoren ndaj Albpetrol

Tomori 4-3 Albpetrol

Golat: 10’ Buba, 70’ Kopaçe, 75’ Çaço, 79’ Mahmutaj/6’ Hatia, 22’Mehmeti, 45’Hyska

Tomori ia del të fitoj miqësoren e dytë të luajtur në këtë periudhë janari përballë Albpetrolit. Ndeshja e luajtur në stadumin “Tomori’’ është fituar mes spektaklit për tifozët por edhe golat.

Miqtë e nisin me gol dhe Hatia shënon në një kundërsulm të nisur nga Hyska. Barazimi vjen shpejt me një gol të bukur të shënuar nga Buba. Në këtë pjesë Albpterol shënon edhe dy herë me Mehmetin dhe Hyskën duke e mbyllur në avantazh këtë fraksion.

Pjesa e dytë solli edhe përmbysjen falë golave të shënuar nga Kopaçe, Çaço dhe Mahmutaj. Kështu Tomori e përfundon këtë sfidë me fitoren 4-3.

Related posts