Tomori fiton në Ballsh dhe eleminohet  në tavolinë

Tomori fiton në Ballsh dhe eleminohet në tavolinë

Kjo sfidë nga beratasit ishte parë me më shumë interes kundrejt sfidës së parë duke hedhur në fushë më shumë futbollist formacioni.

Pjesa e parë është mbyllur në avantazh për vendasit, të cilët shënuan me Buzin në minutën e 35’. Pas këtij goli ballshiotët vunë në ‘’sigurisë’’ kualifikimin për shkak të fitores në tavolinë të sfidës së parë me rezultatit 0-3. Ndeshja e parë e zhvilluar në Skrapar me Tomorin, si skuadër vendase, e cila nuk u mbyll për shkak të largimit të forcave policore. Për mospërmbushje të kushteve të ndeshjeve klubi është penalizuar me humbje në tavolinë. Kjo  humbje në tavolinë vendosi edhe kualifikimin pasi ndeshja në pjesën e dytë ndryshoj.

Tomori e nisi në sulm këtë fraksion dhe shënoj dy herë. Fillimisht ishte sulmuesi Onuh në minutën e 52’. Ndërsa fitorja e beratasve u vendos në minutën e 75’ falë golit të 18 vjeçarit Hyseni.

Related posts