Tomori fitore me përmbysje

Tomori fitore me përmbysje

Tomori arrin fitoren e tretë në tre ndeshje të luajtura në transfertë në vetëm katër minuta beratasit gjejnë tre gola që vlejnë për përmbysjen e madhe ur vetëm 8 minuta nga fundi ishin në një disavantazh të dyfishtë. Pas kësaj fitoreje Tomori numëron 11 pikë duke u ngjitur në pozitën e tretë pas dyshes Tirana – Bylis me plotë nëntë pikë të arritur në transfertë.

Pjesa e parë duket e balancuar në lojë por jo në rezultat pasi fierakët e mbyllin në një avantazh të dyfishtë. Të dy golat vijnë nga pika e bardhë me dy penallti të kontesuar nga beratasit. Krasniqi në minutën e 29’ dhe Hysenshanaj vetëm 10 minuta më vonë nuk gabojnë gabojnë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë vendasve.

Në pjesën e dytë miqtë kërkuan më shumë për të ndryshuar rezultatin por fatet e ndeshjes nisën të ndryshojnë vetëm tetë minuta nga fundi. I pari ishte mbrojtësi Bitri që ngushton diferenncën në minutën e 82’. Sulmuesi Onuh në të 84’ dhe Mirani në të 86’ barazojnë dhe më pas përmbysin rezultatin duke u dhënë beratasve fitoren e tretë.

Në këtë sfidë u bë edhe rikthimi nga pezullimi edhe për futbollistët e fundit të pezulluar Kaloshi, Drabo dhe Mirani, i cili u shfaq edhe deçiziv në fund. Tashmë për beratasit anë mbetur edhe dy ndeshje ndaj Shënkollit dhe Ilirisë për të mbyllur fazën e parë ku objektiv për Tomorin duhet të jetë fitorja e parë në shtëpi edhe pse shtëpi për beratasit është kthyer

 

 

Related posts