Tomori fitore ‘’superiore’’

Tomori fitore ‘’superiore’’

Nga “beratinews.com”

Tomori ka fituar ndeshjen e sezonit, nje fitore me katër gola nga ato që të hapin rrugën drejt titullit kampion.

Ndeshja nis menjëherë me gol pasi vetëm pas 28’’ sekondash është Myzyri që godet saktë nga brenda zonës pas pasimit të Bitrit.

Goli u jep moral beratasve që nisin mësymjen drejt portës së Korës.

Goli i dytë nuk vonon kur në të 16’ është sulmuesi Kanapari që shënon pas një aksioni të ndërtuar nga dyshja Çaço-Sharavolli.

Gjithë pjesa e parë u dominua nga vendasit që humbën të tjera raste të pastra shënimi ndërsa portieri Kaloshi ka bërë shikuesin gjithë këtë pjesë.

Me nisjen e pjesës së dytë është Sharavolli humbet një rast të pastër përballë Korës ndërsa naftëtarët kërkojnë të reagojnë por janë të pafuqishëm.

Minuta e 78’ do të mbyllte historinë e kësaj ndeshje kur Kanapari u kujton tifozëve Klodian Arbrin me një supergol me rroveshatë.

Ndërsa Çaço i vë ‘’kapakun’’ sfidës me një gol nga më shumë se 35 metrash stampuar në trekëndëshin e portës.

Pas ndeshjes futbollistët festojnë me tifozët që ashtu lojtarët në fushë kanë bërë detyrën në tribuna duke vendosur një rekord për numrin e tifozave në këtë kategori ndërsa tifozët miq e lanë stadiumit pas golit të tretë të pësuar.

Related posts