Tomori konfirmon Sinellën

Tomori konfirmon Sinellën

Pas mbylljes së sezonit që e rikthehu Tomorin në Kategorinë e Parë nga klubi beratas në prononcimet e para ishte deklaruar se synohej vetem Kategoria Superiore. Madje aty nisën të përmenden edhe emrat e parë që do kërkohen ti bashkohen ekipit beratas. Por deri në këtë moment nuk është parë asnjë lëvizje në Berat sa dukej se drejtuesit kishin rënë në gjumë.

Asnjë nga futbollistët e sezonit të shkuar, të cilëve u është premtuar rikonfirmimi tek Tomori tashmë kanë përfunduar kontratat dhe pop resin vetëm njoftimin nga klubi se si do të shkoj e ardhmja e tyre.

Po për të thyer heshtjen vjen edhe njoftimi zyrtar në faqen e Tomorit në facebook aty konfirmohet nënshkrimi edhe për një sezon tjetër me teknikun Bledar Sinella, i cili në vitin e parë në Berat e shpalli Tomorin, kampion në Kategorinë e Dytë.

Ja statusi i plotë në facebook:

‘’Bledar Sinella, trajneri që u bë pjesë e jona vetëm një vit më përpara, do të vijoj të jetë sërish në krye të Tomorit. Kemi firmosur një kontratë dhe për këtë nuk ka dyshime.’’

Related posts