TOMORI KTHEHET NJË SKUADËR ‘’CIKLIKE’’, SA NGJASHMËRI ME SEZONIN 2014 – 2015

TOMORI KTHEHET NJË SKUADËR ‘’CIKLIKE’’, SA NGJASHMËRI ME SEZONIN 2014 – 2015

Tomori kur jemi dy javë nga mbyllja e këtij sezoni duket më afër se kurrë më rënien një kategori më poshtë, që do të ishte një tjetër pikë e zezë në historinë e futbollit shqiptar.

Kështu pas vetëm tre sezonesh në Kategorinë e Parë, Tomori rrezikon të bëjë prapa kthehu dhe të rikthehet në Kategorinë e Dytë. Pikërisht hera e fundit që skuadra ndodhej në këto pozita ishte sezoni 2014 – 2015 kur Tomori renditej i parafundit në grupin B të Kategorisë së Parë dhe më pas humbi në play – out ndaj Erzenit për të zbritur një kategori më poshtë. Ajo që Tomori tregoj në dy sezonet e kaluara dhanë të kuptoj se ajo histori nuk do të përsëritej më por nëse nga historia nuk mëson atëherë, rrezikon ta pësosh sërish dhe me Tomorin duket se po ndodh kjo.

Pikërisht katër vite më parë skuadra e nisi me premtime të mëdha dhe nisja e kampionatit nuk ishte e keqe. Shumë shpresuan se ai Tomor do të ishte i aftë për të konkurruar për katet e sipërme të renditjes. Por me kalimin e javëve Tomori humbi busullën dhe në fund e gjeti veten të renditur në zonën e rrezikut, që e dërgonte një kategori më poshtë pas luajtjes së ‘’finales’’ ndaj Erzenit.

Edhe ky sezon ka një ngjashmëri të pabesueshme me skuadrën që u përgatit për të arritur suksese të mëdha por me kalimin e javëve në mënyrë të pabesueshme skaudra gjendet në momentin e saj më kritik. Ndeshja në shtëpi ndaj Apolonisë e fituar në fushë dhe e humbur në tavolinë ishte edhe pika e kthesës për keq në këtë sezon. Nga ai moment në shtatë ndeshjet e luajtura pa përfshirë humbjen në tavolinë ndaj Bylis, Tomori nuk fiton. Madje në këto shtatë sfida që duke përfshirë edhe humbjet në tavolinë ndaj Apolonisë dhe Bylis bëhen nëntë Tomori ka vetëm tre barazim që përkthehen në tre pikë.

Pikërisht një tjetër pikëtakimi mes dy sezoneve është edhe numri i trajnerëve që janë ndërruar gjatë sezoneve përkatë, plot tre të tillë dhe tani edhe pse duket e pamundur shpresohet vetëm që fundi të mos jetë i njëjtë./Berati.TV

Related posts