Tomori ndalet në barazim pa gola

Tomori ndalet në barazim pa gola

Tomori dhe Bylis kanë hapur javën e 5të të Kategorisë së Parë me sfidën e zhvilluar në Kuçovë me një barazim pa gola. Kjo sfidë ndryshon pak situatën e skuadrave në renditje deri në zhvillimin e ndeshjeve të tjera të kësaj jave.

Ndeshja e parë nisi shumë apatike nga të dy skuadrat, të cilat e përqendruan ndeshjen në mesin e fushë dhe duhej të kalonte minuta e 20 kur Tomori krijon të parën mundësi për gol. Ndërkohë të dy skuadrat në vazhdimësi patën mundësitë e tyre.

Pjesa e dytë duket më e nxehtë dhe të dyja skuadrat kërkojnë të bëjnë më tepër për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Në minutën e 66’ ishte mesfushori i ballshiotëve, Gregati ndëshkohet me kartonin e kuq pas një ndërhyrje ndaj Myzyrit. Por pavarsisht se në epërsi numerike Tomori deri në fund nuk ia del të shënoj. Madje në minutën e 93’ kishte edhe mundësinë më të mirë të sfidës kur sulmuesi Onuh lëviz mirë Brenda zonës dhe goditja e tij ndalet në traun e portës.

Pas këtij barazimi duke u bërë ndeshja e tretë shtëpiake që Tomori nuk fiton dhe të vetmet, ato dy fitore i kanë në transfertë. Ndërkohë pas mbylljes së kësaj sfide, Tomori sheh nga sfida e radhës përballë Tiranës.

Related posts