Tomori ndihet gati për Naftëtarin nga fusha… në tribuna

Tomori ndihet gati për Naftëtarin nga fusha… në tribuna

Tomori ka mbyllur sot përgatitjet e javës përpara sfidës tejet të rëndësishme ndaj Naftëtarit.

Menjëherë pas mbylljes së seancës stërvitore skuadra është grumbulluar në Hotel “Gega” ku do të qëndroj deri përpara nisjes së sfidës kundra Naftëtarit.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj jave tekniku Bledar Sinella ka zgjedhur të mbyll ‘’dyer’’ gjatë seancave stërvitore duket kjo një zgjedhje për të mbajtur skuadrën larg nga presioni.

Por bashkë me futbollistët edhe tifozët kanë nisur përgatitjet me banderola në mbështetje të ekipit dhe nga lajmërimet e bëra në rrjetet sociale nesër pritet një numër i madh tifozësh. Pse jo ndeshja e nesërme mund të vendos një rekord të ri tifozësh për Kategorinë e Dytë.

Skuadra në këtë sfidë luan vetëm për fitore pasi vetëm ajo mund të siguroj ngjitjen e sigurt një kategori më lart pasi distanca mes skuadrave është tre pikë.

Naftëtari është në vendin e parë dhe Tomori i dyti dhe e vetmja diferencë është pikërisht humbja e beratasve në fazën e parë.

Një ndeshje ajo e kontestuar shumë drejtuesit e Tomorit dhe pikërisht ky është momenti për tu ‘’hakmarrë’’.

Related posts