Tomori ‘’përmbyset’’ nga Bylis

Tomori ‘’përmbyset’’ nga Bylis

Tomori  vazhdon të humbas dhe kështu në plot gjashtë ndeshje të kësaj faze të tretë nuk ka arritur ende të grumbulloj pikët e para. Ndeshja e radhës u luajt në Kucovë përballë Bylisit ku formacioni beratasve vazhdon të jetë një përzierje mes titullarëve dhe të rinjve vendas.

Ndeshja nisi më mir për Tomorin, i cili pas një pjese të parë të luajtur më mir se miqtë ballshiot arrin të gjej edhe golin në fundin e kësaj pjese me Xhulio Miranin.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Tomori gjen sërish golin dhe dyfishon sërish shifrat edhe këtë herë ai që shënon është Mirani. Por nga ky moment nis përmbysja mallakastriote dhe është shkdrani Jasmin Rraboshta që shënon plot tre herë për ta kthyer ndeshjen nga 2-0 në 2-3.

Në 15 minutat e fundit asnjëra nga skuadrat nuk do të ishte e aftë të ndryshnte rrjedhën e ndeshjes dhe situata në këtë grup nuk ndryshon aspak. Lushnja dhe Bylis vazhdojnë luftën mes tyre për të përcaktuar emrin se kush do të ngjitet në Kategorinë Superiore dhe kjo do të ndodh në javën e fundit në Lushnje në përballjen direkte sipas parashikimeve.

Related posts