Tomori ‘’poker’’ ndaj Shënkollit

Tomori ‘’poker’’ ndaj Shënkollit

Tomori fitoren e parë shtëpiake e gjen me një ‘’poker’’ duke blinduar vendin e tretë një javë larg nga fundi i fazës së parë. Tomori ka zhvilluar një 90 minutësh tërëssht sulmues duke mos i lënë hapësira skuadrës së Shënkollit dhe duke mos e vënë asnjëherë në dyshm fitoren. Nga dy gola për secilën pjesë, tre pikë të qeta dhe tashmë javën e ardhshme duhet të synoj të bëj ‘’poker’’ në transfertë me katër fitore në po kaq ndeshje.

Në pjesën e parë do të ishte Sharavolli, i cili në këtë sezon po shfaqet, si një pikë referimi në skuadër që shënon golin e parë të sfidës në minutën e 22’. U deshën po edhe 22 minuta të tjera që Tomori të dyfishonte shifrat në fundin e këtj fraksioni me sulmuesin Onuh.

Pjesa e dytë fillon aty ku mbaroj e para me beratasit në sulm por edhe dy gola të tjerë për ta kompletuar këtë poker. Fillimisht është Koleci në minutën e 55’ që shënon golin e tretë për skuadrën. Ndërsa në të 80’ minutë është kuçovari Kopaçe, i cili kompleton ‘’pokerin’’ dhe fitoren  e rëndësshme për skuadrën. Tomori ruan hapin me Tiranën dhe Bylis duke qëndruar në vendin e tretë.

Related posts