Tomori rikthehet të fitoj në transfertë

Tomori rikthehet të fitoj në transfertë

Tomori rikthehet të fitoj ndaj Turbinës në Cërrik. Kështu Tomori gjen fitoren e dytë në transfertë në po kaq ndeshje.  Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola me dy skuadra që kanë kërkuar pak në portat respective ajo e dytë ishte komplet me një tjetër ritëm.

Beratasit u shfaqën më kërkues drejt portës së cërrikasve dhe në minutën e 68’ është mesfushori Sharavolli që gjen golin e parë. Më pas luajtën në mënyrën e duhur për të brojtur rezultatin duke provuar edhe kundrasumet dhe në fund gjen edhe dyfishimit. Është sulmuesi Onuh që në të katërtën minutë shtesë shënon për herë të dytë duke sjell tre pikë të vlefshme në Berat.

Në vazhdim Tomori pritet të ketë dy sfida në shtëpi kundra dy skuadrave më të forta të grupit Bylisit dhe Tiranës. Ndërkohë që skuadra po luan në Berat është drejt përfundimi shtrimi i tapetit dhe gjithë tifozët shpresojnë të jetë gati stadiumi kundra Bylis dhe Tiranës ku Tomori synon fitoren e parë shtëpiake.

Related posts