Tomori rikthehet te fitorja me ‘’poker’’

Tomori rikthehet te fitorja me ‘’poker’’

Tomori gjen fitoren e parë në këtë fazë të tretë në ndeshjen e fundit të luajtur në ‘’shtëpi’’ndaj Shkubinit. Interesant ishte fakti sepse edhe fitorja e fundit e Tomorit në fazën e dytë erdhi pikërisht ndaj peqinasve në Kucovë me një gol të Kirit që dha shumë mbi verdiktin e Tomorit për të siguruar pesëshen për beratasit. Ndërsa fitorja e sotme ishte edhe më e thellë e spektakolare dhe e ngjit Tomorin në vendin e katërt duke parakaluar pikërisht Shkumbinin.

Goli i parë erdhi shpejt i shënuar nga kapiteni Caco nga 11 metërshi duke kaluar në avantazh Tomorin. Goli i shpejtë u dha mundësinë beratasve të bënin lojën më të qetë për të siguruar këtë fitore. Pas disa rasteve të tjera në fundin e kësaj pjese vjen edhe dyfishimi me shkodranin Fatjon Kiri.

Edhe fraksioni i dytë nis me një gol të shpejtë dhe vetëm pas gjashtë minutash nga nisja e kësaj pjese është sërish Kiri që shënon dhe gjetur edhe dygolëshin e parë me fanellën beratase. Pas golit të tretë beratasit ranë në qetësi dhe nga kjo pësuan dy gola duke vendosur në rrezik fitoren.

Fillimisht Mustafaj në minutën e 72’ nga pika e bardhë dhe pas 10 minutash Isai bën që minutat e fundit të sfidës të rindizen. Por i riu i talentuar beratas shënoj golin e parë për ekipin e parë duke vulosur kështu ‘’pokerin’’ beratas. Ndërkohë javën e ardhshme në transfertën ndaj Pogradecit, Tomori do të mbyll sezonin e vet.

Related posts