Tomori rikthen historinë me fanellat

Tomori rikthen historinë me fanellat

Tomori duket se është gati për nisjen e sezonit të ri me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Bylisit, të cilin e kemi një rival edhe në grupin B të Kategorisë së Parë. Me shtrimin e tapetit të stadiumit që u shty për në muajin tetor pikërisht për sfidën në kampionat kundra mallakastriotëve, Tomori nesër do të luaj në Skrapar.

Por sot, pikërisht një ditë përpara nisjes së sezonit, Tomori ka bërë edhe prezantimin e fanellave për sezonin 2017 – 2018. Fanellat janë të ndryshme nga ato të sezonit të shkuara dhe ndryshe nga ato janë pritur mir nga tifozët në rrjetet sociale.

Në pamje të parë ato janë të ngjashme me fanellat e skuadrës së Seria A, Sampdorias, të cilat u zgjodhën edhe si fanellat më të pëlqyera nga tifozët për këtë sezon në Evropë porn ë fakt historia është krejt tjetër. Këto fanella të Tomorit janë një rikthim në kohë pasi të ngjashme me to kanë qënë një prej dy fanellave që skuadra ka patur në sezonin 1999 – 2000.

Për të gjithë tifozët beratas ai është sezoni më i mir në historinë e klubit, i cili u shpall nënkampion vetëm pas ndeshjes finale në Elbasan kundra Tiranës, rival që do e kemi këtë vit në grupin tonë në Kategorinë e Parë.

Për shumë prej heronjve të atij sezoni dhe tifozëve ky ende quhet një titull në mungesë për beratasit, i vjedhur në fund nga FSHF dhe Tirana.

Related posts