Tomori vazhdon punën për sezonin e ri

Tomori vazhdon punën për sezonin e ri

Kur jemi larg një muaj nga nisja e sezonit të ri në Kategorinë e Parë, Tomori po vazhdon punën për këtë sezon. Me Tiranën në grup dhe shumë skuadra me traditë ky pritet të jetë një sezon i vështirë, aq më tepër se do shtohet edhe derbi i prefekturës ndaj Naftëtarit. Kjo ka nxiur drejtuesit e klubit të bëjnë një punë të kujdesshme në ndërtimin e skuadrës së re.

Pjesa e parë e përgatitjeve kishte të bënte me infrastrukturën ku brenda shtatorit kërkohet vendosja e tapetit sintetik.  Pjesa tjetër e sistemimeve dhe tashmë pritet vetëm tapeti dhe leja që duhet të vij nga FSHF-ja.

Tomori ka zgjedhur, si trajner Santiliano Dulen, I cili në Berat ka punuar me skuadrat e moashave dhe është evidentuar për punën e mir dhe elementët e nxjerrë në Berat. Ndërkohë stoli i Tomorit do të jetë për të prova e parë e zjarrit në karrierën e tij.

Përsa i përket ndërtimit të skuadrës është ruajtur një pjesë e bushtit të skuadrës së vjetshme, si: Kaloshi, Caci, Paja, Isufi, Myzyri, Sharavolli etj. Ndërkohë është punuar edhe në merkato ku janë afruar disa elementë cilësor dhe shumë prej tyre edhe rikthime në Berat. Emrat e afruar janë Daci, Mersini, Onuh, Kopace e Drabo.

Klubi vazhdon të mbetet syhapur për ndonjë goditje të radhës për të patur grupin gati për nisjen e sezonit. Tomori ka shpallur si objektiv pesëshen e parë në grupin B dhe pse jo surprizën në këtë kampionat me një objektiv shtesë, të mundin Tiranën.

Related posts