Trajneri Arbri e nis me humbje

Trajneri Arbri e nis me humbje

Tomori humbet në sfidën hapëse të fazës së dytë në transfertën e Pogradecit një rivali direkt për pesëshen e parë. Ky shte rasti i parë në këtë sezon që Tomori shënon dy humbje radhazi pas asaj të para dy javëve ndaj Ilirisë sërish në transfertë, e cila në tre sfidat e para kishte qënë pika e fortë e beratasve. Ndërkohë edhe prezantimi i parë i teknikut të ri, Gersi Arbri nuk ka qënë i duhuri pasi e nis me humbje.

Ndeshja u vendos që në fraksionin e parë të saj kur dominimin e tij Pogradeci e vendosi me golin e shpejtë të Lames në minutën e 7’. Në vazhdimin e kësaj pjese Tomori nuk ia doli të kishte reagimin e duhur  në  fundin e pjesës së parë është sulmuesi Çekiçi që dyfishon shifrat.

Ndërkohë me nisjen e fraksionit të dytë me një penallti është sërish Albi Çekiçi që çon në dy golat personal dhe mbyll historinë e kësaj ndeshjeje.  Në minutën e 80’ kapiteni Bitri shënon golin e nderit për beratasit në humbjen e dytë më të thellë për Tomorin pas asaj ndaj Tiranës.

Java e ardhshme e kthen Tomorin të luaj në shtëpi në derbin ndaj Naftëtarit dhe problemi i vetëm është se a do të jetë gati fusha për javën tjetër sepse ndeshjet e mëparshme shtëpiake Tomori i ka zhvilluar në “Bashkim Sulejmani’’, shtëpinë e Naftëtarit.

Related posts