Travel Weekly : Shqipëria destinacion që s’duhet humbur për pushime

Travel Weekly : Shqipëria destinacion që s’duhet humbur për pushime

Travel Weekly, një nga botimet më të mëdha britanike në industrinë e turizmit dhe të udhëtimeve ka realizuar një reportazh të detajuar mbi destinacionet e Europës Juglindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Me titullin “Three Ways”( Tre mënyrat) Katie McGonagle ka dhënë një përshkrim të detajuar mbi mënyrën sesi mund të udhëtohet në vendet e Europës Juglindore.

Është i njohur si vendi i arratisjeve të fundjavës, me kosto të ulët. Shtatë nga dhjetë destinacione janë konsideruar të tilla nga vrojtime të ndryshe. Pjesa më e madhe e udhëtarëve sezonalë do të kenë përshkuar të paktën disa prej tyre, si Pragën, Budapestin, Talin dhe Krakovën, por sa prej tyre kanë shkuar përtej këtyre qyteteve të mëdha?

Të bësh një shëtitje mbi urën Ura Charles ose në brigjet e Budës dhe të Pestit padyshim që është jë përvojë e mrekullueshme, por të lësh mënjanë zonat urbane, të shëtisësh nëpyjete harlisur, nëliqenet me ujë të qelqtë, për të mos përmendur këtu plazhet e virgjëra, kjo është një gjë tjetër.

Ende nuk jeni të bindur se ka jetë jashtë qytetit?

Atëherë për këtë mund t’ju vijnë në ndihmë turet më të reja të agjencisë Intrepid Travel. Njëri prej tyre ofron pushime aktive në Slloveni, ndërsa tjetri në Kroaci. Secila parashikon aktivitet, siecja me biçikletë, raftin apo kajaki.

Turi i tretë, ndër më të veçantët është ai që parashikon ekspedita në tre destinacione në: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Mund të krijoni përvoja të këndshme duke shëtitur kafenetë e modës në kryeqytetin maqedonas Shkup, në brigjet e liqenit të Ohrit në Shqipëri apo të vizitoni dhe xhamitë e qytetit historik të Prizrenit në Kosovë. Për këdo që i pëlqen të jetë i pari në mesin e miqve që ka zbuluar një perlë të fshehur ky do tur do të ishte i duhuri. Çmimi i paketës për person llogaritet në 1,345 paund (rreth 1,700 euro), por vetëm me udhëtim në rrugë tokësore.

Një tjetër agjenci “On the go tour” ofron gjithashtu udhëtime 12 ditore në Ballkan, duke përfshirë udhëtimin në kanionin Matka, atë me varkë në liqenin e Ohrit, një vizitë në Kravicë ujvarë në Kroaci, dhe një ditë në Kotorr në Mal të Zi. Çmimet fillojnë nga 889 paund (rreth 1,100 euro) pa përfshirë fluturimet.

/monitor/

Related posts