Tri veçori të budallenjve

Tri veçori të budallenjve

– “Gjithmonë e në mënyrë të pashmangshme secili prej nesh nënvleftëson numrin e individëve budallenj që ndodhen në qarkullim”. Ky është ligji i parë.

Ligji i dytë i budallallëkut thotë se: “Mundësia që një person i caktuar të jetë budalla nuk varet nga asnjë karakteristikë tjetër e vetë personit”.

-Ligji i tretë i budallallëkut, të cilin Cipolla e quan “themelor”, ose “i artë” thotë: “Një njeri budalla është ai njeri që i shkakton dëm një njeriu, apo një grupi njerëzish, duke mos përfituar asgjë për vete, madje duke pësuar dëm edhe për vete”.

Cipolla na ka kujtuar edhe rrezikshmërinë e budallenjve.

“…Në të vërtetë budallenjtë janë të rrezikshëm dhe ndonjëherë edhe fatalë, sepse njerëzit e arsyeshëm e kanë të vështirë të përfytyrojnë dhe të kuptojnë sjelljen e njerëzve budallenj. Një njeri budalla do t’ju persekutojë pa asnjë arsye, pa një plan të saktë, në kohën dhe në vendet më të paparashikueshme, më të papërfytyrueshme. Nuk ekziston asnjë mënyrë racionale për të parashikuar se kur, si, dhe pse një njeri budalla do të fillojë të veprojë. Para një njeriu budalla je gjithnjë krejtësisht i pambrojtur…”.

 

Nga libri “Çështje themelore të budallallëkut njerëzor” të filozofit Italian Mario Cipolla

Related posts