Turizmi, Meta: Kam bindjen e plotë që shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë

Turizmi, Meta: Kam bindjen e plotë që shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në prezantimin e projektit për mbështetjen e zhvillimit turistik të Skraparit.

Ky projekt i iniciuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) dhe i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkia e Çorovodë dhe disa komuna të zonës synon që nëpërmjet infrastrukturës turistike të promovohen bukuritë natyrore dhe produktet bio të Skraparit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përgëzoi këtë bashkëpunim midis qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për mbështetjen e turizmit në këtë zonë.

Realizimi i këtij projekti pritet që t’i japë një impuls pozitiv rritjes së punësimit dhe të zhvillimit ekonomik të zonës. ma.ar

Related posts