U përball me Vettingun/ Zbardhet vendimi për Donika Prelën

U përball me Vettingun/ Zbardhet vendimi për Donika Prelën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të drejtueses së Komanduar të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari vendosën se Donika Prela, është e përshtatshme për vijimin  e detyrës.

Në seancën dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Teo Jacobs e kritikoi Prelën për pagesën e taksave nga ana e bashkëshortit të saj.

“Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilace në mëngjes dhe ato ilace të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mirë kafen. Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe në akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkeshorti juaj e ka marë pagën në të holla dhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë pagaur taksat me koicidence ose jo? Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkeshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë menyre për të shmangur pagesën e takasave. Pyetja është bashkeshorti juaj eshte viktimë apo bashkëpuntorë në këtë skemë?”-i është drejtuar Teo Jacobs, Donika Prelës.

Related posts