Vetëvarje në Berat, 23 vjeçari i jep fund jetës për shkak të varfërisë

Vetëvarje në Berat, 23 vjeçari i jep fund jetës për shkak të varfërisë

Një 23-vjeçar banues në fshatin Lybeshë të Beratit i ka dhënë fund jetës.

Policia bën me dije se i riu me inicialet J.A është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij nga familjarët.

Nga hetimet paraprake dyshohet që 23-vjeçari të jetë vetëvrarë për shkak se nuk u bënte dot ballë kushteve të rënda ekonomike.

I riu jetonte në varfëri dhe të vetmin burim të ardhurash kishte punën në pllakat e gurit në malin e Tomorrit.

Gjithashtu, dyshohet se i ndjeri vuante edhe nga depresioni dhe kishte një gjendje të rënduar psikologjike.

Related posts