Vjen tapeti në Berat, gati për Bylisin

Vjen tapeti në Berat, gati për Bylisin

Pas fitores në derbi ndaj Naftëtarit nj tjetër lajm i mirë vjen për Tomorin. Sot në Berat ka mbërritur edhe tapeti artificial, i cili do të shtrohet si fusha e re e stadiumit “Tomori’’. Ndërkohë në stadium ka nisur puna për sheshimin e rerës dhe më pas të bëhet shtrimi i tapetit. Por pritet edhe të bëhet zhdoganimi i këtij tapeti të ardhur nga Italia dhe drejtuesit e klubit kanë marrë konfirmimin për cilësinë e tij.

Shtrimi i këtij tapeti do i jepte fund një proçesi të tejzgjatur pas vonësave të shpeshta dhe vonesa e një akordi me FSHF për vendosjen në Berat të një tapeti artificial.

Edhe ndeshja e radhës në shtëpi përballë Shkumbinit do të zhvendoset në Kuçovë ku Tomori do të zhvilloj sfidën e tretë radhazi për këtë kampionat duke synuar fitoren e parë në ‘’shtëpi’’. Ndërsa pas vendosjes së tij, tapeti do të marrë një javë kohë për të qënë gati dhe do të përdoret, si për stërvitje ashtu edhe për ndeshje.

Rikthimi në Berat do të bëhet në sfidën e javës së pestë kur Tomori do të luaj në Berat kundra Bylis.

Related posts