Vjen tapeti por priten edhe shtyllat

Vjen tapeti por priten edhe shtyllat

Në Berat ka vend për ‘’festë’’ pasi ka ardh edhe pjesa e mbetur e tapetit, e cila ishte bërë një problem së fundmi. Punimet për tapetin e ri nisën që nga muaji prill por deri në këtë moment ajo ende nuk është gati për të luajtur. Kështu Tomori pesë ndeshjet e para ‘’shtëpiake’’ në kampionat i ka luajtur në Kuçovë dhe të vetmen për Kupën në Skrapar dhe pikërisht derbin e prefekturës pret ta luaj në Berat.

Pasi fillimisht pati problem me FSHF për të kaluar nga një stadium me fushë bari natyral në fushë me bar artificial Tomori vuajti mungesën e tapetin. Pasi tapeti i shtruar deri më tani nuk e ka mbuluar gjithë fushën por vetëm treçerekun e saj. Pikërisht në atë pjesë është duke zhvilluar edhe stërvitjen skuadra prej një muaji.

Ndërkohë sot ka ardhur edhe pjesa  e mbetur e tapetit, e cila pritet të vendoset shumë shpejt por duket se ende pritja nuk ka përfunduar. Pas ardhjes së tapetit Tomorit i duhet të pres edhe shtyllat për të hapur stadiumin e vet për tifozët. Nga sa mësohet duket se Tomori – Naftëtari nëse nuk ka ndonjë surprizë të radhës do të jetë edhe ndeshja e parë në Berat për këtë sezon.

Related posts