Vrau veten se e shantazhonin, flasin shokët: Adela ishte e…

Vrau veten se e shantazhonin, flasin shokët: Adela ishte e…

Një 16-vjeçare nga Berati i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë pasi kërcënohej nga një 17-vjeçar për publikimin e një videoje.

Adela Çaçi, tre ditë më parë helmoi veten me fostoksinë, pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj .

Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq, të afërm e nxënës shkolle vajza u shoqërua për në banesën e fundit.
Ndërsa sot miqtë e saj kanë folur për mediat dhe kanë treguar se si e njihnin 16-vjeçaren.

“E njihnim si vajzë shkolle, nuk e dinim që kishte probleme. Ai ishte një djalë në shkollë, nuk e njihja e kam pasur edhe në 9-vjecare. Adela ishte një vajzë e lumtur në pamjen e jashtme, nuk krijonte asnjëherë probleme. E shikonte botën me ngjyra. Nuk shfaqte asnjë problem apo shqetësim nga pamja e jashtme. Është rasti i dytë që ndodh, por nuk është se kemi pasur të tilla probleme“, shprehet një nxënëse e shkollës.

Ndërsa një prej nxënëseve të shkollës tha: “Disa njerëz thonë për diçka tjetër, disa të tjerë për diçka tjetër. Djali i mirë nuk ishte, mesa rrija unë. Nuk e di…Ishte e papritur kur e morëm vesh, na erdhi keq. Djali nuk vinte në shkollë. Kur vajti në vit të parë njohu shoqëri të gabuar. Adela ishte vajzë shumë e urtë. Nuk e kishim menduar të vriste veten”. 

Related posts