Zhduken në Berat 12 persona nga Bangladeshi

Zhduken në Berat 12 persona nga Bangladeshi

Kishin ardhur në Berat për të punuar në një kompani fason, por janë zhdukur.

Bëhet fjalë për 12 persona me origjinë nga Bangladeshi.

Sipas policisë ata janë nga moshat 19 deri në 40 vjeç.

Denoncimin për zhdukjen e tyre e ka bërë pronari i fasonerisë.

Policia dyshon se ata janë larguar nga Shqipëria, në tentativë për të emigruar drejt vendeve të BE-së.

Sidoqoftë hetimet po vijojnë.

Related posts