I zuri mermeri poshtë, një e vdekur e tre të plagosur. Ja emrat

I zuri mermeri poshtë, një e vdekur e tre të plagosur. Ja emrat

Zbardhen emrat e viktimës dhe dy të plagosurve rëndë në aksidentin që ndodhi në Lushnje.

Burime nga policia thanë se ngjarja e rëndë ndodhi kur një mermer i ngarkuar në një kamion ka rrëshqitur dhe ka zënë poshtë një makinë të vogël, ku udhëtonin 4 persona.

Tre prej tyre mësohet se ishin një familje, nëna me dy vajzat.

Burimet policore thanë se vajza Erinolda Isufaj, 26 vjeçe ka ndërruar jetë.

Dy të plagosur janë identifikuar si Dituri Isufaj, 50 vjeçe dhe Mariko Isufaj 26 vjeçe.

I plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i Erinoldës. Ndërsa shpëtoi pa lëndime Shkelqim Isufaj. Tre të plagosurit , janë dërguar në spitalin e Lushnjes.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga të dhënat mesohet se një masiv mermeri rrëshqiti nga trajleri dhe ra mbi një makinë pranë fshatit Kasht Bardhë.

Related posts